UBT News

SHBA emëron këshilltar për zbatim të Marrëveshjes Rrjedha Veriore 2

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka emëruar ish-diplomatin, Amos Hochstein, si këshilltar të lartë në çështje të sigurisë, me fokus në “zvogëlim të rreziqeve” nga gazsjellësi Rrjedha Veriore 2, si dhe për mbështetje të sigurisë energjetike në Evropën Lindore.

Ky vendim shpërfaq vendosmërinë e Uashingtonit për të “kundërshtuar përdorimin e energjisë nga Kremlini si armë gjeopolitike” dhe për të nxitur një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën, anëtarët e NATO-s dhe Bashkimin Evropian, ka thënë Blinken përmes një deklarate më 10 gusht.

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për Rrjedhën Veriore 2, në korrik të këtij viti, duke iu dhënë fund mospajtimeve për projektin pothuajse të kompletuar që mundëson dërgimin e gazit natyror të Rusisë në Gjermani, nën Detin Baltik.

Berlini dhe Uashingtoni janë pajtuar për të mbështetur bashkërisht Ukrainën, si dhe për ta luftuar Rusinën nëse e shfrytëzon energjinë për presion politik./REL

Exit mobile version