Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të inkurajojnë Egjiptin që të ndërmarrë hapa për të drejtat e njeriut, përfshirë lirimin e më shumë të burgosurve politikë dhe garantimin e lirisë së shprehjes, tha të hënën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një vizite në Kajro.
Blinken u tha gazetarëve se Egjipti kishte ndërmarrë “hapa të rëndësishëm” në mbrojtjen e lirive fetare, duke fuqizuar gratë dhe duke liruar disa të burgosur.
“Por shqetësimet që kemi mbeten dhe në frymën e sinqeritetit dhe frymën e partneritetit që kemi, ne i shprehëm ato shumë qartë”, tha Blinken, duke shtuar se ai kishte ngritur çështjet e të burgosurve individualë.
Blinken tha se donte të forconte partneritetin strategjik të Uashingtonit me Egjiptin./UBTNews/