UBT News

​SHBA do të lyejë muret kufitare me Meksikën me të zeza

Administrata amerikane do të lyejë pjesë të murit kufitar me Meksikën me të zeza në një përpjekje për të penguar kalimet e paligjshme, tha sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.

Noem njoftoi masën gjatë një vizite në Santa Teresa në kufirin jugor të Meksikës së Re, duke theksuar se urdhri erdhi direkt nga presidenti Donald Trump.

“Kjo është konkretisht me kërkesë të presidentit, i cili e kupton se në temperaturat e nxehta këtu poshtë, kur diçka lyhet me të zezë, bëhet edhe më ngrohtë dhe do ta bëjë edhe më të vështirë për njerëzit të ngjiten”, tha Noem, sipas The Hill.

Ajo tha se lartësia dhe thellësia e barrierave tashmë pengojnë kalimet dhe se departamenti tani do të përdorë bojë të zezë për të forcuar më tej efektivitetin e tyre.

Sekretarja shtoi se pajisjet teknologjike, duke përfshirë kamerat dhe sensorët, do të instalohen gjithashtu përgjatë barrierave kufitare për të përforcuar sigurinë.

Noem tha se ndryshimet kanë për qëllim të dekurajojnë migrantët nga hyrja ilegale.

Exit mobile version