Shtëpia e Bardhë thotë se do të heqë shumicën e kufizimeve të cilat ndalojnë shtetasit e huaj që kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe vende të tjera përfshirë Kinën dhe Brazilin, të udhëtojnë në SHBA, transmeton UBT News.
Por të huajt që fluturojnë në ShBA do të përballen me një kërkesë për t’u vaksinuar plotësisht nga fillimi i nëntorit.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu thotë se qytetarët amerikanë që nuk janë të vaksinuar do të përballen me kërkesa më të rrepta të testimit të Covid, përcjell UBT News.
Lëvizja do të shënojë fundin e një ndalimi udhëtimi 18-mujor i cili ka qenë në fuqi që nga marsi vitit të kaluar./UBTNews