Dhoma e Përfaqësuesve do të marrë në konsideratë një fond shtesë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën të martën, sipas udhëheqësit të shumicës në Dhomë, Steny Hoyer.
Të hënën, presidenti Joe Biden i bëri thirrje Kongresit që “menjëherë” të miratojë projektligjin e ndihmës për Ukrainën, duke paralajmëruar për herë të parë se ndihma ekzistuese do të mbarojë për “afërsisht rreth dhjetë ditë”.
Biden fillimisht kërkoi 33 miliardë dollarë, por Kongresi ka propozuar miliarda më shumë për ndihmë ushqimore dhe pajisje ushtarake./UBTNews/