Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një sërë aleatësh të martën kërkuan që organet kombëtare drejtuese të Rusisë dhe Bjellorusisë të pezullohen nga federatat ruse, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Ambasada ruse në ShBA e përshkroi këtë si vendim rusofobik dhe tha se sporti duhet të ndahet nga politika.
“Përdorimi i sportit si një instrument për të ushtruar presion dhe për të vendosur rezultate shkel drejtpërdrejt parimet bazë të lëvizjes olimpike dhe është në kundërshtim me frymën e konkurrencës, si dhe me konkurrencën e shëndetshme”, thuhet në një postim në Facebook.
Përgjigjja e Rusisë erdhi disa orë pas Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë të përbashkët me aleatët, përmes së cilës u kërkuan organizatave sportive të shqyrtojnë pezullimin e transmetimit të garave në Rusi dhe Bjellorusi./UBTNews/