UBT News

Shay Mitchell beson që lidhja e saj funksionon më mirë ngase nuk është e martuar

Shay Mitchell mendon se fakti që nuk është e martuar, e bënë lidhjen e saj me partnerin më atraktive.

Aktorja e serialit hit “Pretty Little Liars”, nuk po ngutet të kurorëzohet me të dashurin e saj, Matte Babel, me të cilin është në lidhje nga viti 2017 dhe së bashku e kanë vajzën dy vjeçare, Atlas.

Ajo thotë se asnjëri prej tyre nuk ndihet në presion për t’u martuar, dhe vazhdojnë ta shijojnë çdo moment si çift.

Në intervistën e fundit për emisionin “Daily Pop”, Shay ka deklaruar: “Nuk e di nëse kam bërë diçka në jetë sipas rëndit. Nuk jam martuar para se ta lindi fëmijën. Jam bërë nënë dhe nuk jam martuar ende si dhe nuk jam e sigurt që do ta bëjmë një gjë të tillë. Mendoj se të dy pajtohemi që martesa nuk është diçka e domosdoshme për lidhjen tonë, prandaj nuk ndihemi në presion. Dhe mua më pëlqen shumë ky fakt. Na mbanë në adrenalinë për faktin se e dimë që në secilin moment, njëri apo tjetri mund të largohet dhe nuk ka nevojë të kalojë përmes proceseve të komplikuara të shkurorëzimit për ta bërë këtë gjë. E në të njëjtën kohë, lidhja jonë mbetet më atraktive”.

Për momentin, aktorja 34-vjeçare është fokusuar në jetën e saj si nënë, dhe e pranoi që gjërat po bëhen çdo ditë e më mirë për të dhe vajzën Atlas.

“Është argëtuese. Ajo është dy vjeçare dhe kjo është një moshë e mrekullueshme. Çdo ditë që kalon, më duket sikur gjërat po bëhen më mirë, edhe pse më kanë paralajmëruar që nga këtu, vjen mosha kur gjithçka ndryshon dhe unë do të lutem që ajo të bëhet një foshnje e vogël sërish”, ka thënë Mitchell duke bërë shaka.

Tutje ylli i serialit “You” ka treguar se do t’i pëlqente ta ketë dhe një fëmijë të dytë. Shay e cila në të kaluarën ka folur hapur për depresionin pas lindjes, thotë se është e vendosur të jetë e sinqertë me fansat e saj në Instagram në mënyrë që t’i destigmatizojnë çështjet me të cilat përballen nënat./koha

Exit mobile version