Shawn Mendes shpjegoi pse duhet të bëjë një pushim në mediat sociale herë pas here në një intervistë të re me Audacy, transmeton UBT News.
Gjatë paraqitjes së tij, ai u pyet në lidhje me nevojën për t’u tërhequr nga rrjeti social TikTok herë pas here.
Mendes tha: “TikTok është i mrekullueshëm. Unë kam varësi ekstreme nga mediat sociale, kështu që më duhet të balancoj veten”, sipas Just Jared.
Ai shtoi: “Unë duhet t’i fshij ato aplikacione herë pas here”.
Mendes ka performuar në një numër ngjarjesh të rëndësishme kohët e fundit, duke përfshirë çmimet Earthshot Prize të Princit William dhe Global Citizen Live./UBTNews/