Sharon Stone, aktorja që bëri emër në ‘Basic Instinct’, ka lënë të tronditur ndjekësit e saj pasi ka bërë të ditur problemin e saj të fundit shëndetësor.
Është një tumor që duhet hequr dhe ajo tregoi se si një diagnozë e gabuar e bëri atë të shkonte në spital dhe t’i nënshtrohej një operacioni që nuk duhej ta kishte bërë. “Sapo kisha një tjetër diagnozë të gabuar dhe procedurë të gabuar”, ka shkruar Stone.
Ajo shpjegoi se si e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. Pas një operacioni të parë, gjërat nuk po përmirësoheshin. Përkundrazi, ajo shpjegoi atë që kishte bërë.
“Ndërsa dhimbja u përkeqësua, unë shkova për një mendim të dytë”, zbuloi ajo, duke pranuar habinë e saj kur zbuloi se “ka një tumor të madh fibroid që duhet hequr”. Dhe në kalim Stone bëri një sugjerim. “Gratë në veçanti: mos jini të pasigurta, merrni një mendim të dytë. Kjo mund t’ju shpëtojë jetën” tha ajo. Ajo shtoi se do të jetë jashtë fushës për rreth një muaj e gjysmë. “Do të jem joaktive për 4 deri në 6 javë që të shërohem plotësisht”.
Së fundi, aktorja ka shënoi një shenjë force: “Faleminderit për vëmendjen. Gjithçka në rregull”./prive.al