Basketbollisti i njohur, Shaquille O’Neal beson se duhet të punoni fort për të fituar – madje edhe kur bëhet fjalë për gjashtë fëmijët e tij.
Gjatë një interviste në “Earn YourLeisure”, ai deklaroi se fëmijët e tij nuk kalojnë lehtë vetëm pse babai i tyre është i pasur dhe i famshëm.
“Fëmijët e mi janë rritur tani. Janë disi të zemëruar me mua. Jo realisht të zemëruar, por s’kuptojnë. Ju them atyre gjatë gjithë kohës. Ne s’jemi të pasur. Unë jam i pasur”, deklaroi ai.
Pasuria e basketbollistit O’Neal vlerësohet të jetë 400 milionë dollarë. Ditët e tij si basketbollist kanë përfunduar, ai është aktualisht analist në TNT dhe ka 50 marrëveshje bashkëpunimi përfshirë Gold Bond, Reebok, Pepsi dhe The General. Ka gjithashtu edhe sipërmarrje sikurse “Papa John’s”, “Bick Chicken” dhe “Shaquille’s”.
O’Neal pa dyshim se sheh një frymë sipërmarrëse te fëmijët e tij, por ai dëshiron që ata ta “kuptojnë” vetë.
Gjatë muajit shtator, O’Neal, i cili u rrit në varfëri në Newark, New Jersey, foli për fillimet e tij modeste në një intervistë me The Post.
“S’kisha asgjë. Por vetëm pse arrita të bëjë diçka kjo s’do të thotë se jam më i madh se ju, më i mençur se ju – vetëm pse kam më shumë para s’do të thotë se jam më i mirë se ju. S’kam qenë kurrë ashtu dhe s’do të jem kurrë”, deklaroi ai./UBTNews