Xherdan Shaqiri mori pjesë në konferencës për shtyp të Kombëtares së Zvicrës së bashku me trajnerin Murat Yakin para ndeshjes së nesërme kundër Kosovës që zhvillohet në Bazel.
Kjo sfidë është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit Euro 2024.
Më të nisur konferenca, ajo që mori vëmendjen ishte fakti se Shaqiri mori rolin e përkthyesit në konferencë për pyetjet e gazetarëve kosovar pasi aty nuk kishte përkthyes zyrtar.
Pastaj, Shaqiri u pyet nëse feston në rast se shënon gol ndaj Kosovës tha: “Sigurisht që gjithmonë dua të shënoj gola, përfshirë nesër. Por sigurisht, nuk do të festoj nesër kur të shënojmë”.
Shaqiri tha gjithashtu se është shumë i lumtur që në stadium do të ketë shumë tifozë shqiptarë.