UBT News

Shaqiri shumë afër marrëveshjes me këtë klub evropian

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është lidhur për javë të tëra me një transferim të Roma dhe Napoli, por e ardhmja e tij mund të jetë tek një skuadër tjetër që nuk ishte përmendur deri më tani.

Së fundi mediat angleze kanë raportuar se Shaqiri nuk do të stërvitet më me Liverpoolin sepse është duke e negociuar transferimin e tij tek gjiganti francez, Lyoni.

Konfirmime të rëndësishme sot kanë ardhur edhe nga mediumi francez “L’Equipe” që raporton se një ofertë konkrete tashmë i është prezantuar Liverpoolit, por nuk dihen shifrat e saj, ndërsa skuadra angleze kërkon së paku 15 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Zvicrës.

Shaqiri ishte bashkuar me Liverpoolin në vitin 2018 nga Stoke City për 15 milionë euro, por tani më ai nuk shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës nga trajneri Jurgen Klopp.

Exit mobile version