UBT News

Shaqiri refuzon ofertën e Hertha Berlinit

LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 04: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates his team's fifth goal during the Premier League match between Liverpool FC and Everton FC at Anfield on December 04, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Xherdan Shaqiri ka refuzuar t’i bashkohet Hertha Berliniti gjatë këtij afati kalimtar. 29-vjeçari raportohet se dëshiron të qëndrojë te Liverpooli të paktën deri në fund të këtij edicioni.

Futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur 11 ndeshje për Liverpoolin. Ai ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tri asistime.

Më herët Shaqiri karrierë ka bërë në Gjermani te Bayern Munichu, skuadër me të cilën fitoi edhe Ligën e Kampionëve.

Ka luajtur edhe për Stoke Cityn, Interin dhe Baselin, ndërsa me Liverpoolin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Exit mobile version