Xherdan Shaqiri u largua nga skuadra amerikane Chikago për t’u rikthyer në Zvicër te Baseli aty ku u prit nga një numër i madh i tifozëve të cilët ishin shumë entuziastë për idhullin e tyre.
Shaqiri është në humor të mirë kur doli para mediave të martën. Ai doli në podium duke qeshur dhe u përgjigj në pyetjet e shumta të gazetarëve.
Interesimi i gazetarëve ishte edhe për pagën e tij në Basel. Në Çikago ai fitoi rreth 7.5 milionë franga. Në Bazel, disa flasin për 1.7 milionë bruto në vit, të tjerë këmbëngulin për një pagë fikse prej 1.2 milionë frangash. Por, 32 vjeçari refuzoi të zbulojë shifrat.
“Transparenca e pagesës këtu është pak më ndryshe se në Amerikë, ku gjithçka është publike – më vjen mirë që nuk është kështu në Zvicër. Por kur u ktheva, nuk ishte vetëm për financat, por për zemrën time”, tha Shaqiri.
I pyetur nëse do të debutojë të dielën kundër Yverdon, Shaqiri ka thënë se ky është një vendim që i takon trajnerit.