Xherdan Shaqiri është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë në Superligën e Zvicrës, pas paraqitjes fantastike me Baselin.
Formacioni i javës është përzgjedhur të hënën nga platforma e specializuar për statistika, “SofaScore”.
Shaqiri shkëlqeu të dielën në fitoren e Baselit ndaj Luzernit, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 4:2 në favor të skuadrës së tij.
Kapiteni i Baselit ishte protagonist kryesor i kësaj fitoreje, duke shënuar dy supergola dhe duke dhuruar edhe një asistim.
Paraqitja e tij u vlerësua maksimalisht nga “SofaScore”, që i dha Shaqirit notën 9.9, duke e renditur atë në mesin e lojtarëve më të dalluar të xhiros së tetë.
Shaqiri, 34-vjeçar, këtë edicion ka zhvilluar nëntë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa deri më tani ka kontribuar me tri gola dhe një asistim.
D.L
