Mesfushori me tipare sulmuesi i Liverpool, Xherdan Shaqiri, kërkon të largohet nga kampionët në fuqi të Premier League. Sipas raportimit të “Football Insider”, lojtari me origjinë kosovare kërkon të luajë më shumë dhe këtë mundësi nuk po ia jep më Jurgen Klopp.
Lojtari i kombëtares zviceriane është aktivizuar në vetëm 21 ndeshje në të gjithë kompeticionet këtë sezon, shumicën prej tyre si zëvendësues. 29-vjeçari është nën kontratë me “The Reds” deri në vitin 2023 dhe vlera e kartonit të tij është diku te 14 milionë euro.
Mësohet se dëshira e lojtarit është një rikthim në futbollin italian, ku kujtojmë se më parë mesfushori është aktivizuar edhe në radhët e Interit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Xherdanit, për të cilin më shumë do të mësojmë gjatë merkatos së verës. /abcnews.al