UBT News

Shaqiri do të largohet nga Liverpooli, klubi anglez i vendos përfundimisht çmimin

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli pas tri viteve qëndrim në Anfield.

Sulmuesi nga Kosova dëshiron një skuadër ku do të luaj rregullisht dhe ofertat nuk po mungojnë në drejtim të tij.

29-vjeçari është bashkuar në stërvitje me The Reds pas një kampionati të shkëlqyer evropian ku arriti me Zvicrën deri në çerekfinale.

Duke parë dëshirën e lojtarit për tu larguar, Liverpooli tanimë i ka vendosur çmimin e largimit ku kërkojnë 15 milionë euro.

Roma, Milan, Lazio dhe Napoli e duan lojtarin në Serie A, derisa Sevilla e Villarreal janë në garë nga La Liga.

Interesim për lojtarin ka shprehur edhe skuadra gjermane Hertha Berlin, derisa në garë janë edhe dy gjigantët turk Galatasaray dhe Fenerbahce.

Gjilanasi ka luajtur 63 ndeshje zyrtare me Liverpoolin, ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.

Sipas mediave angleze, largimi i tij nga Anfield pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

Exit mobile version