Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se për më shumë se dy vite ka shantazhuar vazhdimisht një person tjetër për përfitime materiale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e kishte vënë nën presion viktimën gjatë periudhës 2023–2025, duke i kërkuar para në mënyrë të vazhdueshme. Si pasojë e shantazhit, viktima i kishte dhënë atij një shumë të konsiderueshme të hollash.
Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar dhe prangosur nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/
