UBT News

Shannen Doherty foli hapur për betejën e saj me kancerin

Aktorja Shannen Doherty foli hapur për përballjen e saj me kancerin e gjirit. Ajo thotë se kanceri “është pjesë e saj e jetës në këtë pikë”.

Ylli i “Beverly Hills 90210” foli rreth gjendjes së saj shëndetësore për filmin e ardhshëm për jetën e saj, “List of a Lifetime”, film që flet për një grua që u diagnostikua me kancerin e gjirit.

“Mendoj se kam përgjegjësi më të madhe në jetën publike, të cilën e ndaj nga aktrimi, të flasë rreth kancerit dhe madje t’i edukojë njerëzit dhe t’ua bëjë me dije se njerëzit në fazën e katërt të kancerit kanë jetë më aktive dhe më të gjallë”, deklaroi ajo.

“Burri im më thotë se askush s’do ta dinte që vuaj nga kanceri. Nuk ankohesh. Me të vërtetë nuk flas rreth kësaj çështje. Është pjesë e jetës tashmë”, shtoi ajo më tej.

Doherty u martua me fotografin Kurt Iswarienko që nga viti 2011.

Filmi i ardhshëm i saj rrëfen ngjarjen e një gruaje, rol të cilin e interpreton aktorja Kelly Hu, e cila diagnostikohet me kancer dhe provon ta gjejë vajzën të cilën e dha për adoptim vite më parë.

Aktorja Doherty thotë se ky është filmi i parë që e ka bërë rreth kancerit.

Doherty ishte diagnostikuar me kancer të gjirit fillimisht në vitin 2015. Në vitin 2020 ajo e kuptoi se kanceri iu kthye./UBTNews

Exit mobile version