UBT News

Shanghai bën thirrje të mos bëhet panik, ndërsa rastet me Covid rriten

Autoritetet e Shangait të mërkurën bënë thirrje për qetësi ndërsa qytetarët e shqetësuar i’a kanë mësyer platformave ushqimore në internet për të grumbulluar ushqime nga frika e mbylljeve të afërta në një qytet që lufton për të ndaluar një rritje të Covid, përcjell UBT News.

Kina po përjeton shpërthimin e saj më të keq të Covid-19 që nga fillimi i pandemisë më shumë se dy vjet më parë, me Shangain që ka numër rekord të rasteve.

Qyteti më i madh i Kinës raportoi të mërkurën 981 raste – të gjitha përveç katër prej tyre asimptomatike.

Shanghai i është përgjigjur shpërthimit me bllokime për zonat me raste të konfirmuara ose kontakte të ngushta.

Shqetësimi i publikut është rritur në qytet ditët e fundit dhe banorët kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimet e tyre.

Ata janë ankuar për mesazhe të paqarta të qeverisë, postime alarmante për zgjerimin e vendeve të testimit dhe bllokimet e afërta, dhe njoftimin se të paktën dy arena të brendshme në qytet ishin shndërruar në vende karantine masive./UBTNews/

Exit mobile version