UBT News

Shampo pa sulfate: Pse dhe kur duhet t’i zgjidhni ato?

Procesi i zgjedhjes së një shampoje dhe zbutësi/balsami të ri është blerje e lehtë që e bëjmë një herë në muaj. Megjithatë, kur flokët yndyrosen shpejt ose janë më të thatë se zakonisht, mendojmë me kujdes për zgjedhjet e produkteve tona.

Me kaq shumë premtime për gjithçka, nga nxitja e rritjes së flokëve tek ruajtja e ngjyrës, gjetja e shampos së duhur duket sfidë më vete, pasi nuk është e lehtë të kuptosh cilët përbërës të duhen dhe cilët duhet t’i shmangësh.

Një përbërës që duhet shmangur pavarësisht nga lloji i flokëve janë sulfatet. Ato janë përbërës pastrues që mund të shkaktojnë probleme. Sulfatet e zakonshme, si lauril, sulfati i natriumit, janë pastrues që heqin hidratimin nga flokët, duke i lënë të thatë dhe “pajetë”.

Edhe pse sulfatet ofrojnë pastrim të thellë, mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. P.sh përdorimi i tyre shkakton njollë në flokët e lyer e lë skalpin e kokës të dehidratuar. Sulfatet pengojnë rritjen e shëndetshme, pasi thatësia e tepërt mund të ndikojë negativisht në lëkurën tonë.

Gjetja e shampos që nuk do t’i zhvesh flokët nga vajrat natyralë është e rëndësishme. Finn pranon se gjetja e ekuilibrit për këtë çështje është e vështirë për konsumatorin. Gjëja më e rëndësishme, është kujdesi për skalpin e kokës, i cili është baza për rritjen e shëndetshme të tyre.

Është thelbësore që skalpi të mbahet i pastër dhe i hidratuar që flokët të mbeten të shëndetshëm. Kur skalpi është në gjendje të mirë, ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve. Në blerjen e radhës bëni kërkimin e duhur mbi problematikën që keni dhe merrni kohën tuaj për të lexuar përbërësit e produktit, ku mos harroni të evitoni produktet me sulfat.

Exit mobile version