Burimet i thanë Page Six se superylli kolumbian Shakira, dëshiron të largohet nga Barcelona dhe të jetojë vetëm në Miami – duke lënë pas problemet personale që po e ndjekin.
Jo vetëm që është në mes të një ndarjeje dhe beteje për kujdestarinë e fëmijëve të saj me futbollistin Gerard Piqué, por këngëtarja po përballet gjithashtu me deri në tetë vjet burg. Kjo pasi autoritetet spanjolle e akuzuan atë për mashtrim tatimor.
“Në Miami, ajo ka familjen dhe miqtë e ngushtë për t’u mbledhur rreth saj dhe për të ofruar mbështetjen shumë të nevojshme. Plus, një rezidencë shumë private dhe pallat buzë detit”, tha mikesha Ana Lourdes Martinez.
“Miami është shtëpia e saj”, shtoi ajo për The Post Martinez. “Këtu jetojnë prindërit e saj, këtu jeton vëllai i saj, mbesa dhe nipi gjithashtu. Ajo nuk ka asnjë familje në Spanjë. Është një ambient ndryshe nga Barcelona”./UBTNews/