UBT News

Shakira dhe Pique konfirmuan ndarjen

Ylli kolumbian, Shakira dhe partneri i saj, futbollisti spanjoll, Gerard Pique, po ndahen.

“Me keqardhje ua konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, që janë prioriteti yni më i madh, kërkojmë respekt për privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e çiftit.

Ata kanë dy fëmijë, Milan, që u lind në vitin 2013, dhe Sasha, e lindur në vitin 2015. Ata kanë një rezidencë në Spanjë./UBTNews/

Exit mobile version