UBT News

Shakira dhe Pique afër arritjes së një marrëveshjeje për kujdestarinë e fëmijëve

Gerard Pique dhe Shakira thuhet se mund të kenë arritur një marrëveshje, duke zgjidhur debatet e tyre të vazhdueshme që nga ndarja e tyre e bujshme në qershor të këtij viti.

Sipas Vanitatis, ekipet ligjore të të dy palëve kanë gjetur përfundimisht gjuhën e përbashkët. Kjo pasi të dy, Pique dhe Shakira kishin treguar se nuk do të dorëzoheshin lehtë ndaj kërkesave të tjetrit.

Vendimi i Shakirës për të jetuar në Miami ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara, për shkak se kjo e komplikoi kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Tani, futbollisti i Barcelonës e ka konfirmuar tërheqjen e tij nga futbolli, dhe nuk dihet cili është plani i tij dhe se a do të ndikojë tërheqja apo jo në të ardhmen e tij personale dhe profesionale./UBTNews/

Exit mobile version