UBT News

Shabani rikthehet në fole, nënshkruan me Llapin

KF Llapi ka bërë zyrtare sot se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Alban Shabani, i cili nënshkruan me klubin e Tahir Batatinës deri në vitin 2024.

Mesfushori me tipare defanzive rikthehet te Llapi, i cili përgjatë dy sezoneve paraprake luajti te skuadrat si Skënderbeu, Feronikeli e Drenica.

Shabani rikthehet në fole, aty ku u formua si futbollist dhe i morri hapat e parë të karrierës së tij.

Trajneri, Tahir Batatina i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese te Llapi, Alban Shabanit.

Exit mobile version