UBT News

Shabani dhe Ajdari mbyllin garat në Lojërat Mesdhetare

Benjamin Shabani dhe Jakup Ajdari kanë përfaqësuar Kosovën në karate në kuadër të Lojërave Mesdhetare, të mërkurën.

Shabani garoi në kategorinë mbi 84 kilogramë, por u eliminua që në luftën e parë, pasi pësoi humbje 5:0 nga karateisti egjiptian Tarek Mahmoud.

Përveç humbjes, Shabani pësoi edhe një lëndim, për shkak të të cilit nuk ishte në gjendje të paraqitej në luftën e repesazhit.

Në kategorinë deri në 84 kilogramë garoi Jakup Ajdari, i cili u mposht 6:1 nga marokeni Mehdi Sriti.

Me këto rezultate, Shabani dhe Ajdari e kanë përfunduar garimin në Lojërat Mesdhetare, ndërsa Kosova do të ketë edhe një përfaqësuese në karate.

Të mërkurën garon edhe Fortesa Orana, e cila do të synojë një rezultat sa më të mirë për Kosovën në këtë kompeticion.

D.L

Exit mobile version