Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka nënshkruar një kontratë 18 vjeçare me kampionët e Francës, mirëpo përkundër këtij fakti, ai ka shumë për të bërë, në mënyrë që të garantojë një sukses brenda Francës dhe në Europë.
Pochettino mori drejtimin e Paris Saint-Germain, dhe me marrjen e kësaj përgjegjësie, ai u pajtua që të marrë drejtimin e një prej skuadrave më kërkuese në botën e futbollit.
Të drejtosh skuadrën parisiene është një nga detyrat më të vështira e me pritjet më të larta. Thomas Tuchel, vitin e kaluar pati një sukses të lartë, duke arritur në finale të Ligës së Kampionëve dhe duke fituar të gjithë titujt e mundshëm në Francë.
Trajneri gjerman u shkarkua pas fitores 4-0 ndaj Strasbourg, pas një periudhe të vështirë me lëndime të ekipit parisien, që prej rikthimit të skuadrës në fushë, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.
E pasardhësi i Tuchel, Pochettino, ndeshjen e parë me skuadrën e yjeve do ta ketë ndaj Saint-Etienne të mërkurën, ndeshje në të cilën nuk do të llogarisë në yjet Neymar, Icardi e Kimpembe.
Pandemia e coronavirusit, solli shumë ndryshime të mëdha në botën e futbollit, që nga largimi i tifozëve nga stadiumet, e deri tek rregullat e reja që erdhën si shkak i virusit COVID-19. E me këtë pandemi, përveç ndryshimeve, u shpeshtuan edhe lëndimet që te PSG sollën probleme të shumta, ndër to mungesën e pesë yjeve që ishin kyç për skuadrën.
Kylian Mbappe është një nga lojtarët që ka munguar për rreth një muaj, për shkak të një lëndimi, dhe performancat e lojtarit kishin ndikim të madh në skuadrën parisiene, marrë parasysh nivelin e lojës që lojtari francez e tregon në fushë.
Para këtij sezoni, kritikët e ish-trajnerit të PSG-së, Thomas Tuchel, ishin të shqetësuar për lëndimet e shpeshta të yllit brazilian Neymar, i cili luajti vetëm një ndeshje të vetme në fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve, në tre vite e gjysmë sa ishte pjesë e klubit.
E për ta mbajtur nivelin e klubit dhe për të arritur objektivat, Pochettino duhet të gjejë një rrugë që atij ia limiton këto probleme. Fillimisht, është çështja Neymar dhe Mbappe, dhe rikthimi i tyre në fushë, sfidë kjo për t’i futur në sistem të lojës dhe taktikave të tij.
Neymar është një lojtar që qëndron në linjë, mirëpo ai nuk mund të ndihmojë mbrojtjen aq shumë, e që Pochettino duhet që në fillim ta llogarisë këtë gjë, teksa nga ana tjetër, Mbappe, nuk është një nga ata që bën presion gjithë kohës, siç është rasti me Cavanin.
Pochettino, duhet të punoj shumë për t’i mbajtur yjet në skuadër, sepse ata bëjnë pjesë në planet e tij, mirëpo sa ata duan të qëndrojnë varet nga projekti që ai është duke përgatitur për t’ia prezantuar atyre.
Çfarë pritet nga trajneri argjentinas është ndryshimi i formacionit. Ai dikur startonte me sistemin 4-2-2-2, formacion që i kryente punë më së miri, mirëpo tani ai ka ndryshuar plan. Marrë parasysh lojtarët që ka në skuadër, ai pritet që të nis me sistemin 4-2-3-1, sistemi ky i mundshëm për t’u realizuar nga argjentinasi.
Neymar dhe Mbappe padyshim që janë lojtarët në të cilët Pochettino do të mbështetet deri në fund, me ose pa vullnet. Afati i janarit nuk është që pritet të sjellë ndonjë ndryshim të madh tek PSG, mirëpo më shumë priten largimi sesa prurje të reja në skuadër. Rreziku për një largim në afatin kalimtar të verës nga ana kësaj dysheje ekziston, ndaj edhe për Pochettinon ky fakt do të jetë një sfidë në vete.
Por, mund të ndodhë edhe e kundërta. Aftësia e Neymar për të joshur Messin për t’iu bashkuar PSG-së këtë verë, me një transferim falas, do të bënte Pochettinon njërin nga trajnerët më me fat, që do të ketë në skuadër lojtarët më të mirë të botës, e që atij do t’i ndihmonin që të arrijë objektivat që i ka vënë klubi.
Tjetër sfidë për trajnerin argjentinas do të jetë marrëdhënia me drejtorin sportiv të Paris Saint-Germain. Shkarkimi i Tuchel erdhi pas paaftësisë së gjermanit për të mbajtur marrëdhënie të mira me Leonardon, si dhe rezultateve të dobëta në fushë. Pochettino do të duhet që të mbajë një marrëdhënie të mirë me drejtuesin sportiv, në mënyrë që të krijohet një marrëdhënie shumë e fortë, për një ekip konkurrues./UBTNews