UBT News

Sfidat dhe shpresat e Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Ekipi Olimpik i Kosovës ka përmbyllur përgatitjet dhe është gati të udhëtojë drejt Italisë, ku do ta përfaqësojë vendin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator.

Vëmendja kryesore e delegacionit kosovar pritet të jetë te xhudoja, e cila historikisht ka siguruar 9 nga 10 medaljet e Kosovës në Lojërat Mesdhetare.

Ekipi, i udhëhequr nga kryemjeshtri Driton Kuka, këtë herë do të garojë pa Distria Krasniqin, e cila do të mungojë në këtë edicion.

Pavarësisht mungesës së saj, pretendente për medalje mbeten Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë, të dy të renditur si bartës të katërt në kategoritë e tyre.

Në ekip janë edhe Dardan Cena, i cili do të garojë për herë të parë në kategorinë deri në 81 kilogramë, si dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Në konkurrencën e femrave, Kosovën do ta përfaqësojnë edhe Erza Muminoviqi (48 kg), Fatjona Kasapi (52 kg) dhe Flaka Loxha (57 kg), me synimin për të vazhduar sukseset e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare./A.K/

Exit mobile version