UBT News

Sfida me Astanën, Ballkani niset sot drejt Kazakistanit

Në kuadër të Ligës së Konferencës, Ballkani sfidën e radhës do ta zhvillojë kundër Astanës të enjten.

Kampioni i Kosovës ka nevojë për fitore pasi në tri ndeshjet e deritanishme në grupin C ka dy humbje dhe një fitore duke u renditur i treti me tri pikë.

Ky grup kryesohet nga Viktoria Plzen me nëntë pikë, kurse Dinamo Zagrebi është e dyta me tri pikë, aq sa ka edhe Ballkani në pozitën e tretë, dersa Astana mbetet pa pikë në vendin e fundit.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja niset sonte për Kazakistan, kurse ndeshja zhvillohet më 9 nëntor me fillim në orën 16:30 me kohën tonë, derisa në 21:30 me orën lokale në Astana.

Exit mobile version