Netflix ka publikuar detaje të sezonit të dytë të shumëpritur të Emily in Paris, përfshirë datën e publikimit dhe anëtarët e kastit, transmeton UBT News.
Pavarësisht se u bë i famshëm për personazhet e tij të pakëndshëm, sezoni i parë u bë një nga serialet më të shikuar të Netflix. Ngjarja ndiqet nga një vajzë e re nga Çikago, Emily Cooper (Lily Collins), e cila shkon në Francë për të ofruar “këndvështrimin amerikan” për një agjenci të markave luksoze në Paris.
Një trailer për pjesën e dytë të shfaqjes hit u zbulua gjatë fundjavës në ngjarjen e parë globale të fansave të Netflix ‘Tundum’, e cila transmetoi klipe ekskluzive nga shfaqjet e ardhshme./UBTNews
Për më shumë informacione, klikoni më poshtë për të parë trailerin: