Fitore minimale, por me shumë peshë për Sevilla FC, ku aktivizohet edhe mesfushori kosovar Adnan Januzaj.
Skuadra andaluziane arriti të hënën një triumf të rëndësishëm ndaj Real Sociedad, duke fituar me rezultat 1:0. Golin vendimtar e realizoi sulmuesi me përvojë Alexis Sánchez në minutën e 50-të, duke i siguruar ekipit tri pikë jetike në garën për mbijetesë.
Januzaj nuk u aktivizua në këtë përballje, duke e ndjekur ndeshjen nga stoli.
Me këtë fitore, Sevilla ngjitet në vendin e 17-të me 37 pikë, duke bërë një hap të rëndësishëm larg zonës së rrezikut. Në anën tjetër, Real Sociedadi mbetet në pozitën e nëntë me 43 pikë.
