UBT News

Sevilla arrin marrëveshje me Manchester United për Martial

Klubi spanjoll Sevilla ka arritur një marrëveshje për ta transferuar në formë huazimi sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial, raporton “Sky Sports”.

Sulmuesi 26-vjeçar do t’i bashkohet skuadrës nga La Liga në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, ku Sevilla ka pranuar që të mbuloj pagën e tij.

Martial do të përfundoj testet mjekësore te Sevilla sot, ku edhe është nisur drejt Spanjës pasi që gjendej në Paris të Francës.

Dëshira e vetme e Martial ishte që t’i bashkohet Sevillës këtë muaj, pavarësisht interesimit që kishin shprehur skuadrat si Juventusi dhe Barcelona.

Martial ishte bërë tinejxheri më i shtrenjtë në histori kur u transferua nga Monaco te Manchester United në vitin 2015, ku që nga ajo kohë ka regjistruar 79 gola në 269 paraqitje për gjigantin anglez.

Exit mobile version