Nëse dikush di shumë gjëra për lulet, është Simon Lycett. Luleshitësi dhe personaliteti i njohur televiziv ka krijuar një reputacion si një nga krijuesit më të talentuar të buqetave me lule në Britani, që do të thotë se klientët e tij përfshijnë disa nga emrat më të mëdhenj në të gjithë botën – përfshirë familjen mbretërore.
I pyetur nga Homes and Gardens për lulen më të preferuar të VIP-ave, ai tha:
“Për momentin, bozhuret janë të popullarizuara. Unë mendoj se është lulja më e preferuar ndonjëherë dhe është një nga ato që shumë klientë kërkojnë. Si ne, si të famshmit, e duan këtë lule.”
Sipas Simon, jetëgjatësia e shkurtër e luleve është arsyeja kryesore që njerëzit i preferojnë – pasi duken të veçanta dhe misterioze.
“Ti i sheh dhe për pak ato vyshken dhe kjo i bën të veçanta,” tha ai.