Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se s’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai tha se synimi përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke, por shtoi se kjo nuk mund të ndodhë momentalisht.
Në diskutimin me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”, Serwer i cili njeh zhvillimet në Ballkan, tha se për Kosovën dhe rajonin më mirë do të ishte të rrinte presidenti aktuali ShBA-së, Joe Biden sesa të rikthej ish-presidenti, Donald Trump.
Pjesë e diskutimit ishte edhe deputetja nga LDK, Dorasa Kica-Xhelili, e cila tha se Serbia ka bërë hapa të vegjël në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.
Ndërkaq ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se BE-ja duhet të merr rol më aktiv në dialog.