Liga italiane e njohur ndryshe edhe si Serie A rikthehet sot me tri përballje interesante, në kuadër të xhiros së 10 të sezonit të ri 2021/22.
Kryendeshja e programit të sotëm do të jetë ajo mes Milanit dhe skuadrës së Torinos, ku në rast fitoreje të “Rossonerëve”, këta të fundit do të ngjiteshin në pozitën e parë në tabelë, përcjell KosovaPress.
Në xhiron e fundit të Serie A, të dy skuadrat regjistruan fitore, ku Milani e mposhti si mysafirë Bolognan me rezultat 4:2, kurse Torino e mposhti në shtëpi skuadrën e Genoas me rezultat të ngushtë 3:2.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e Genoas, e cila do të jetë mysafire e Spezias.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.
18:30 Spezia – Genoa (Stadiumi Alberto Picco)
18:30 Venezia – Salernitana (Stadiumi Pierluigi Penzo)
20:45 AC Milan – Torino (Stadiumi San Siro)