Serie A rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 15 të sezonit 2021/22.
Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes skuadrës së Salernitanas dhe Juventusit, ku ky i fundit do të kërkoj me çdo kusht t’i rikthehet fitoreve, pas humbjes minimale 1:0 kundër Atalantas.
Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe skuadra e Atalantas, e cila e pret në shtëpi skuadrën sapo inkuadruar në ligë Venezian.
Momentalisht, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Juventusi zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 21 pikë, aq sa kanë edhe Fiorentina në vendin e gjashtë, Lazio në të tetin dhe Bologna në të nëntin.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.
18:30 Atalanta – Venezia (Stadiumi Gewiss)
18:30 Fiorentina – Sampdoria (Stadiumi Artemio Franchi)
20:45 Salernitana – Juventus (Stadiumi Arechi)
20:45 Verona – Cagliari (Stadiumi Marc’Antonio Bentegodi)