Vetëm pak kohë pas lansimit të serialit të Netflixit, “1899”, autorja braziliane e librave komik, Mary Cagnin deklaroi se disa pjesë të serialit janë vjedhur nga një prej veprave të saj.
“Jam e shokuar që seriali “1899” është identik me librin tim komik “Black Silence”, që u publikua në vitin 2016”, shkroi ajo mes tjerash në Twitter.
Ajo përmend piramidën, anijen, ekuipazhin shumëkombësh dhe spekulon se krijuesit e serialit e zbuluan punën e saj në një konventë ndërkombëtare komike.
Më pas ajo shkroi në Twitter se ka “raste të panumërta të gringos që na kopjojnë”, qoftë në filma, seriale apo edhe muzikë. Ajo përmend autorin kanadez të librit hit dhe filmit “Life of Pi”, Yann Martel, i cili pranoi se ishte frymëzuar nga një libër brazilian.
Krijuesit e serialeve “1899” dhe “Dark”, Baran Bo Odar dhe Jantje Friese thonë se janë akuzuar padrejtësisht dhe se nuk ishin në dijeni për krijimtarinë e saj. Ata thonë se kurrë nuk do të vidhnin nga artistët tjerë sepse në fund të fundit edhe ata janë artistë. Tani avokatët po merren me rastin./UBTNews/