Sipas disa raporteve të mediave në Itali, stadiumet e Serie A mund të hapen në sezonin 2021/21 me një kapacitet prej 50 për qind.
Lega Serie A po bën presion për hapjen e stadiumeve, qoftë edhe pjesërisht, për të ndihmuar klubet financiarisht.
Klubet e Serie A kanë humbur mbi 1.2 miliardë euro që nga fillimi i pandemisë Covid-19, për shkak të ndeshjeve të luajtura me dyer të mbyllura dhe rënies së të ardhurave të sponsorizimeve.
Gjatë zbulimit të listës së ndeshjeve për sezonin 2021-22, Presidenti Dal Pino i kërkoi Qeverisë të hapë stadiumet me kapacitet të plotë, por nuk ka gjasa që kërkesa e tij të përmbushet.
Sidoqoftë, sipas mediumeve Calciomercato.com dhe La Gazzetta dello Sport, Qeveria mund të lejojë kapacitet prej 50 për qind në stadiume për sezonin e ri.
Pressing della Lega per aprire gli stadi al 100% con il green pass. I dubbi del governo https://t.co/KXCgCZWhcS
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) July 15, 2021
Njerëzit e vaksinuar mund të marrin një leje të gjelbër për të hyrë në stadiume sapo fillon sezoni i Serie A më 22 gusht.
Bisedimet midis palëve të përfshira janë duke u zhvilluar për javë të tëra, por qeveria duhet të mbikëqyrë rritjen e rasteve të Covid-19 në vend, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit Delta.