Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos, i njohur për karrierën e tij të shkëlqyer në Europë, mund të rikthehet sërish në fushë, këtë herë nën ngjyrat e Boca Juniors në Argjentinë. Pas largimit nga Sevilla verën e kaluar, 38-vjeçari është në bisedime për një transferim te klubi legjendar amerikan-latin.
Presidenti i Boca Juniors, Juan Román Riquelme, dhe trajneri Gago janë të interesuar për të sjellë Ramosin në skuadër, duke e parë si një përforcim të rëndësishëm. Gago, i cili ka qenë shok skuadre me Ramosin te Real Madridi, e njeh mirë lojtarin dhe është i bindur për potencialin e tij në ekip.
Nëse marrëveshja arrin të realizohet, Sergio Ramos pritet të fitojë rreth 5 milionë euro. Megjithatë, deri tani nuk ka asgjë zyrtare, përkundër raportimeve nga mediat argjentinase dhe spanjolle që konfirmojnë se bisedimet janë duke vazhduar. Lojtari pritet të rikthehet në fushë nga janari 2025, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë jashtë lojës aktive./UBTNews/