UBT News

Sergio Ramos i kthehet punës 8 ditë pas operacionit

MADRID, SPAIN - DECEMBER 23: Sergio Ramos of Real Madrid looks on during the La Liga Santander match between Real Madrid and Granada CF at Estadio Alfredo Di Stefano on December 23, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Diego Souto/Quality Sport Images/Getty Images)

Sergio Ramos e ka nisur fazën e riaftësimit nga lëndimi në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas, vetëm tetë ditë pasi e operoi gjurin.

Kapiteni i Madridit punoi në palestër, duke bërë ushtrime aerobike, ngasje të biçikletës, zgjatje dhe një seri ushtrimesh të tjera duke ngritur peshë.

Ramosi nuk ka luajtur për skuadrën e Zinedine Zidane qe një muaj, që prej humbjes 2:1 kundër Athletic Club në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

34-vjeçari pritet të mungojë edhe gjashtë javë të tjera dhe kjo nënkupton se ai nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Madridit kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka kontratë me klubin vetëm deri në përfundim të këtij sezoni dhe ka mundësi të largohet në verë falas, nëse s’arrin ujdi të re me klubin.

Exit mobile version