Manchester City konfirmoi të martën nënshkrimin e spanjollit Sergio Gomez në një marrëveshje katërvjeçare 13 milionë dollarëshe.
Mbrojtësi 21-vjeçar ka bërë 49 paraqitje për klubin belg, Anderlecht, gjatë sezonit 2021-22.
“City është skuadra më e mirë në Angli dhe te Pep Guardiola kam një shans për të mësuar dhe zhvilluar nën menaxherin më të shquar në futbollin botëror”, tha 21-vjeçari, i cili më parë ishte lojtar i të rinjve të Barcelonës.
“Të jem në gjendje të jem pjesë e këtij klubi është një ëndërr e realizuar për mua dhe diçka që çdo lojtar i ri do të aspironte”.
Guardiola javën e kaluar konfirmoi ardhjen e afërt të Gomez, duke hedhur poshtë sugjerimet se ai do të huazohej këtë sezon./UBTNews/