UBT News

Sergio Aguero i shpenzoi 500.000 euro sapo arriti në Barcelonë

Sergio Aguero sapo u transferua te Barcelona ka filluar të ndihet si në shtëpi, pasi i shpenzoi 500.000 euro sapo arriti në Kataloni.

Argjentinasi i shpenzoi 500.000 mijë euro për ta blerë një Ferrari SF90 Stradale, që është makina e parë hibride i prodhuesit italian.

Aguero është një adhurues i madh i makinave, pasi i ka dhuruar një Range Rover stafit të Manchester City dhe ka lënë një Lamborghini prapa në Angli.

“Në vitin 2014 kam shpenzuar 1.5 milionë dollarë për një Lamborghini Aventador, isha i dehur, nuk e di pse e bleva”, u shpreh argjentinasi.

“Duhet të ketë bërë 1,200 kilometra në gjashtë vjet, mezi e kam përdorur atë, thjesht kam kaluar dy vjet duke menduar pse e bleva këtë makinë”.

Exit mobile version