UBT News

Sergei Lavrov: I takon Perëndimit dhe Kievit që të zgjidhin krizën globale të ushqimit të provokuar nga konflikti në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të martën se i takon Perëndimit dhe Kievit që të zgjidhin një krizë globale në rritje të ushqimit të provokuar nga konflikti në Ukrainë.

Ofensiva e Rusisë në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore kanë ndërprerë dërgesat e grurit dhe mallrave të tjera nga të dy vendet, duke nxitur shqetësime rreth rrezikut të urisë në mbarë botën.

Vendet perëndimore krijuan shumë probleme artificiale duke mbyllur portet e tyre për anijet ruse, duke ndërprerë zinxhirët logjistik dhe financiar. Ata duhet të marrin në konsideratë seriozisht atë që është më e rëndësishme për ta, të ndërmarrin hapa konkretë për të zgjidhur këtë problem“, u tha Lavrov, gazetarëve gjatë një vizite në Bahrein.

Lavrov i bëri thirrje gjithashtu Ukrainës që të çminojë ujërat e saj territoriale për të lejuar kalimin e sigurt të anijeve nëpër detin e Zi dhe Azov.

Rusia dhe Ukraina prodhojnë rreth 30 përqind të furnizimit global me grurë. /UBTNews/

Exit mobile version