UBT News

Serena Williams shndërrohet në “Wondar Woman” për një reklamë televizive

Serena Williams u shndërrua në “Wonder Woman” për të rikrijuar skenën e filmit të njohur “Wonder Woman 1984” për një reklamë televizive. Reklama u lansua të martën.

Ylli sportiv, 39-vjeçe, luftoi me robotët e gjuajtjes së topit të tenisit në reklamën e re për Direct TV, ku kampioni i Grand Slam-it, John McEnroe, 62-vjeç, u shfaq pranë saj.

“Wonder Woman 1984” u lansua në dhjetor të vitit 2020, si vazhdim i filmit të njohur “Wonder Woman” të regjisores Patty Jenkins, film ky që u lansua në vitin 2017.

Reklama e re e Williams vjen vetëm një javë pasi ajo njoftoi se nuk do të konkurronte në turneun e ardhshëm US Open.

Tenistja e njohur filloi mesazhin duke i njoftuar fansat e saj se mungesa e saj në turne ishte për shkak të procesit të shërimit./UBTNews

Exit mobile version