Ish-ylli i tenisit numër 1 në botë, Serena Williams la të kuptohet se do të pensionohet nga tenisi këtë vit.
40-vjeçarja thotë se do të “evoluojë” larg sportit “drejt gjërave të tjera që janë të rëndësishme për mua” pas US Open në muajin shtator.
Williams fitoi 23 tituj Grand Slam dhe renditet e dyta pas amerikanes Margaret Court, e cila doli në pension në vitin 1977. Ajo ka fituar më shumë tituj në epokën profesionale më shumë se çdo tenist tjetër.
Williams mban gjithashtu rekordin e përbashkët të renditjes nr. 1 nga Shoqata e Tenisit të Grave (WTA) për 186 javë rresht. Ajo fitoi French Open tri herë midis viteve 2002 dhe 2015, si dhe shtatë tituj të Wimbledon – më i fundit në vitin 2016. Ajo gjithashtu fitoi katër medalje të arta olimpike.
Në një intervistë për revistën Vogue, Williams tha se do të fokusohej në interesat e saj familjare dhe ato biznesore.
“Kam hezituar t’ia pranoj vetes apo dikujt tjetër se duhet të vazhdoj të luaj tenis”, ka deklaruar ajo.”Më duhet të jem dy këmbë në tenis ose dy këmbë jashtë”.
“Nuk më ka pëlqyer kurrë fjala pension. Nuk më duket si një fjalë moderne”, shtoi ajo./UBTNews/