UBT News

Serbia tërhiqet nga 3×3, shmanget përballja me Kosovën në Taranto

Serbia ka vendosur të tërheqë ekipin e saj nga gara e basketbollit 3×3 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke bërë që të mos zhvillohet përballja e planifikuar me Kosovën.

Kosova dhe Serbia ishin shortuar në të njëjtin grup, ndërsa dueli mes tyre ishte paraparë të zhvillohej më 29 gusht.

Pas tërheqjes së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, organizatorët kanë njoftuar për ndryshime në orarin e garave.

Për këtë zhvillim kanë raportuar disa gazetarë nga vendi i ngjarjes në Taranto, ndërsa deri tani nuk është bërë e ditur ndonjë arsye zyrtare për vendimin e Serbisë.

Tërheqja ka ngjallur vëmendje, veçanërisht për faktin se Kosova dhe Serbia ishin në të njëjtin grup dhe do të përballeshin më 29 gusht.

Zhvillimet e fundit nga Taranto vazhdojnë të përcillen nga afër.

D.L

Exit mobile version