Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ambasadori kinez në këtë vend, Chen Bo, do të marrin pjesë sot në pritjen e avionit me kontigjentin e ri të vaksinave “Sinofarm”.
Siç njoftoi Zyra e Qeverisë për Bashkëpunim me Media, pritja e gjysmë milioni doza të vaksinave kineze “Sinofarm” do të jetë në 11.55, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, transmeton Klan Kosova.
Sipas të dhënave më të fundit, 3,233,951 doza të vaksinës u dhanë në Serbi dhe 1,303,093 njerëz u rivaksinuan, raporton RTV.