Niveli i sigurisë është rritur ndjeshëm për ndeshjen Serbi-Angli, debutuese për kombëtaren e “Tre Luanëve” në Kampionatin Evropian të Futbollit, që do të zhvillohet në Gjermani. Policia vendase e ka vlerësuar këtë ndeshje si takimin me rrezikshmërinë më të lartë të incidenteve në të gjithë turneun.
Masat shtesë të sigurisë
Alarmi është ngritur veçanërisht për mbërritjen e rreth 500 huliganëve serbë, të pajisur me mjete të mundshme luftarake, sipas burimeve të policisë gjermane. Për të përballuar situatën e mundshme të dhunës, autoritetet lokale kanë forcuar ndjeshëm mbikëqyrjen, duke njoftuar shtimin në terren të 1300 oficerëve të tjerë.
“Autoritetet e vlerësuan atë ndeshje që nga fillimi si me rrezik të lartë”, tha Andreas Schaer, drejtori menaxhues i Euro 2024, për BBC Sport.
“Por kjo kishte të bënte gjithashtu me vendosjen e masave parandaluese në Gelsenkirchen…që ata të merrnin të gjitha këto veprime që duhej ta vlerësonin ndeshjen me rrezikshmëri të lartë.”
“Serbia nuk ka qenë në turne për disa kohë, kështu që ka pasur disa faktorë të panjohur – si do të reagojnë dy grupet e tifozëve? Kjo është një pyetje e hapur. Ne si organizatorë nuk jemi aq të shqetësuar pasi të dhënat tona nuk tregojnë se ka një rrezik të lartë përplasjesh, por sigurisht që ndeshja ka pak potencial, nëse nuk kujdesemi, që mund të përshkallëzohet.”
Organizatorët thonë se rishfaqja e dukshme e çrregullimit të tifozëve në lojën e klubeve evropiane në dy sezonet e fundit nuk është shqetësim dhe se duhet bërë një dallim me futbollin ndërkombëtar ku ka pasur shumë më pak incidente.
Grupet e rrezikshme të tifozërisë
Ndër ultrasit më të frikshëm evropianë janë dy grupe të organizuara mbështetëse të dy klubeve të mëdha në Beograd, Partizan dhe Crvena Zvezda: Grobari (Varrmihësit) dhe Delije (Heronjtë). Këto grupe janë të njohura për sjelljen e tyre të dhunshme dhe përplasjet me tifozë të tjerë.
Kufizimet e vendosura
Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet më 16 qershor, nuk do të lejohet shitja e alkoolit për tifozët. Kjo masë synon të reduktojë rrezikun e incidenteve të dhunshme të nxitura nga konsumimi i këtyre lëndëve.
Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet më 16 qershor, nuk do të lejohet shitja e alkoolit për tifozët./UBTNews/