UBT News

Separatistët e mbështetur nga Moska thonë se Ukraina “po mban peng” civilët në fabrikën Azot

Separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Luhanskut thonë se forcat ukrainase kanë “marrë peng” deri në 1200 civilë në fabrikën kimike Azot në Severodonetsk, ka thënë agjencia e lajmeve TASS.

“Tani në Severodonetsk diku 1200 civilë janë marrë peng dhe ndodhen në territorin e ‘Azotit’. Ata mbahen atje me forcë dhe për një kohë të gjatë… nuk ka ujë, nuk ka ushqim, nuk ka ilaçe, mes tyre janë rreth 127 fëmijë”, tha Vitaly Kiselev i cituar nga TASS.

Ndërsa Guvernatori legal i Luhanskut, Serhiy Haidai, ka thënë se rreth 500 civilë janë strehuar në fabrikën kimike Azot që forcat ruse po sulmojnë me artileri./UBTNews/

Exit mobile version