UBT News

Senol Gunes: Italia shumë e fortë, ëndërrojmë finalen e Europianit

Euro 2020-a për Turqinë do të nisë nga Roma, pasi do të përballet me Italinë në ndeshjen qē do të ngrejë siparin e këtij kompeticioni, ndërsa trajneri Senol Gunes doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi kundërshtarin dhe premtoi një ndeshje mjaft të luftuar.

“Italia ka një grup shumë të fortë, por edhe individë që bëjnë diferencën. Ata stërviten ng një trajner ekspert si Mancini, që na njeh mirë pasi ka punuar te Galatasaray, megjithatë ne kemi dëshirën për të bërë mirë dhe besoj në një nisje perfekte”, u shpreh trajneri turk.

Senol Gunes shmangu komentet në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë përballë Italisë, por nuk e fshehu ëndrrën për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni.

“Kam 26 lojtarë shumë të fortë dhe kushdo që të zbresë në fushë, do të bëjë mirë. Ne nuk jemi as favoritë të grupit, por shpresoj shumë që të përballemi me Italinë edhe në finale, pasi do të ishte arritje madhështore për ne”, tha Gunes.

Exit mobile version